Lajme

Dështojnë universitetet e Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 06 July 2017

Iniciativa e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për të hapur universitete publike në çdo qytet të Kosovës po del të jetë e pasuksesshme. Agjencia e Akreditimit të Kosovës ka pezulluar shumë programe të këtyre universiteteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Me vendim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi komunat kryesore të vendit ishin shndërruar në “qytete universitare”.

Me këtë rast në Pejë ishte themeluar universiteti “Haxhi Zeka”, në Gjilan “Kadri Zeka”, në Prizren “Ukshin Hoti”.

-Advertisement-

Universitet është hapur edhe në Mitrovicë, në Gjakovë, në Ferizaj.

Por, pak vite pas themelimit këto universitete po ballafaqohen me pezullim të programeve akademike nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në mungesë të stafit adekuat akademik, shkruan tutje Zëri”.

Në Universitetin e Ferizajt është pezulluar programi Menaxhment Industrial. Në universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” po ashtu janë pezulluar tri programet: Shkenca kompjuterike, Parashkollor, si dhe Programi Fillor.

Në universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” janë pezulluar shtatë programe: Kontabilitet dhe Financa, Agro-Ekologji dhe Agro-Mjedis, Administrim biznesi në bachelor dhe në master, Juridiko-Penal, Regji-Filmi dhe TV, Juridik i Përgjithshëm.

Në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” janë pezulluar dy programe: Agrobiznes, si dhe programi Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera