Sport

Dështoi të fitonte “Euro 2024”, merret vendimi për Southgate

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 16 July 2024

Gareth Southgate nuk është më trajner i Anglisë. Përmes një njoftimi zyrtarë, federate britanike ka konfirmuar se trajneri 53-vjeçar nuk do të jetë më trajneri i “Tre Luanëve”. Në 8 vitet që drejtoi kombëtaren angleze, Southgate e dërgoi dy herë në finalet e Kampionatit Europian Anglinë, por pa arritur që të marrë trofeun.

Pas finales së 2021 ku Italia fitoi pas goditjes së 11-metërshave, edhe ndaj Spanjës të dielën skuadra e Southgate u mund 2-1 në kohën e rregullt. Kritikat për paraqitjen e Anglisë në këtë Europian ishin të shumta, ndonëse skuadra shkoi deri në finale.

Drejtuesit dhe trajneri kanë pasur një takim dhe është marrë vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin, e tashmë do të nisë një projekt i ri. 53-vjeçari e ka drejtuar 102 ndeshje, duke marrë 64 fitore, 20 barazime dhe 18 humbje. Southgate punonte në Federatën Angleze që nga viti 2011, fillimisht si drejtor i akademisë e më pas si trajner i skuadrës së 21-vjeçarëve para se të merrte drejtimin e ekipit të parë në vitin 2016.

Krahas dy finaleve të humbura në kampionatet europiane, Southgate e udhëhoqi Anglinë dhe në gjysmëfinalet e botërorit të 2018. Trajneri i ri pritet që të caktohet brenda pak javëve, pasi Anglia do të nisë përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që do të nisin në shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera