Lajme

Dështimi me legalizimet, 60% e ndërtesave janë pa letra

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 19 June 2017

Një prej tureve më të gjatë të Edi Ramës si kryeministër nëpër Shqipëri është ai i shpërndarjes së çertifikatave të legalizimeve. Ishte gjithashtu një prej fushatave më të mëdha propagandistike “të të bërit shtet”.

Por pas 4 vjetësh në pushtet, legalizimet shënojnë një tjetër dështim të Edi Ramës. Nga të dhënat rezulton se 60% e procesit nuk ka përfunduar.

Të dhënat e ALUIZNI-t tregojnë se numri i vetëdeklarimeve për legalizim në periudhën 2006 – 2015 është 323 082 banesa. Leje kanë marrë vetëm 40% e tyre, por më shumë se gjysma e objekteve të legalizuara nuk kanë marrë dot hipotekën.

-Advertisement-

Për pasojë, këto objekte nuk mund të shiten apo të përdoren për kolateral.

Deri në qershor 2017 janë dhënë leje për legalizim për 132 000 ndërtime, nga të cilat 108 240 janë banesa dhe 23 760 janë objekte biznesi.

Kështu që për t’u legalizuar mbeten edhe 190 mijë objekte ose 60 për qind e numrit total.

Kryeministri Rama kishte premtuar para se të vinte në pushtet në vitin 2013 se legalizimet do të ishin falas, çka rezultoi e pavërtetë. Ndërsa sapo fitoi premtoi se ky kapitull do të mbyllej brenda katër vjetësh.

“Këtu ne e mbyllim këtë faqe të kësaj pjese të historisë sonë në demokraci dhe hapim një faqe të re, që do të jetë sfida e urbanizimit të gjithë këtyre zonave. Në këto 4 vite synimi ynë është që ta mbyllim procesin. Dhe pa as më të voglin dyshim që nëse gjithë këto vite u legalizuan më pak se 5% e gjithë volumit, me letra, por me fakte më pak se 1%, – se ka plot që kanë marrë disa nga ato ‘Shaban-Tapitë’ në dorë, por hipotekë nuk kanë dhe e dini ju më mirë sesa unë, – ne do të bëjmë që e kundërta të ndodhë. Deri në fund të 4 viteve shifrat të jenë të përmbysura dhe pjesa dërrmuese të jetë pronare, jo vetëm ‘de facto’, por edhe ‘de jure’”, deklaronte Rama më 20 prill të vitit 2014.

Duke parë që në 4 vjet ka përfunduar vetëm 40% e procesit dhe nëse do të vazhdohej me këto ritme, për të marrë të gjitha çertifikatat e legalizimeve, qytetarët do të duhet të presin deri në vitin 2023. /Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera