Dështimi i tenderit 12 milionësh që po i lë kosovarët pa pasaporta e letërnjoftime

Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 10 November 2022
Disa herë gjatë viteve të fundit, kosovarëve u është dashur të presin me muaj për t’u pajisur me letërnjoftime e pasaporta. Me pritje të tilla janë duke u përballur edhe tash. Nga Ministria e Punëve të Brendshme s’kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur pse po përsëritet kjo situatë, por arsyen e ka zbuluar ish-Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa. Një tender 12 milionësh për furnizim me dokumente personale ishte hapur në muajin prill të këtij viti, por ishte anuluar veç një muaj më pas.
Shteti s’po arrin t’i pajisë qytetarët me dokumente personale. Kushdo që aplikon për letërnjoftim a pasaportë tash, s’mund të pajisjet menjëherë. Përjashtim bëjnë vetëm rastet me procedurë të përshpejtuar, që kërkon kosto shtesë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme s’kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur se pse po përsëritet kjo situatë disa herë brenda vitit e as për kohën kur do të zgjidhet ky problem.
Para dy jave, nga kjo ministri kishin thënë se kjo po ndodh shkaku i krizës globale dhe pandemisë COVID-19.
“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19, furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”,thuhej në përgjigjen e kësaj ministrie.
Sipas ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafës, arsyeja qëndron krejt diku tjetër.
Mustafa i ka thënë Gazetës Express se sipas informacioneve që ai ka, kjo po ndodh meqë është ndërprerë kontrata me kompaninë gjermane që ka qenë duke i prodhuar këto dokumente.
“ Tash për momentin, është problemi që e kanë ndërpre kontratën me kompaninë gjermane që ka qenë duke i prodhuar pasaportat dhe kanë hap tender të ri ose ende janë duke e përgatit tenderin”, ka deklaruar Mustafa.
Ish-Ministri ka thënë se ka mundur të parandalohet kjo situatë. Thotë se njëherë është dashur të bëhet prodhimi i dokumenteve për një vit, e pastaj të ndërpritet kontrata.
Për arsyet e ndërprerjes së kontratës ka thënë se s’ka njohuri.
“Nuk e kanë bërë planifikimin vjetor, që me pas rezerva, për kohën derisa të tejkalohen procedurat e tenderit. Paraprakisht, në fund të vitit bëhet planifikimi vjetor për prodhimin e dokumentave. E dinë përafërsisht se sa dokumenta të ri nevojiten, sepse e kemi regjistrin civil. E dinë përafërsisht sa persona e mbushin moshën për me u pajis me letërnjoftime e pasaporta, edhe plus e kanë komplet databazën se kur skadojnë këto dokumente. Ka qenë dashtë me ba më së pari prodhimin e dokumentacioneve për një vit, e pastaj me anulu tenderin që e kanë pas me kompaninë gjermane. Ka pas kontratë me kompaninë gjermane, por pastaj është ndërpre. Nuk kam informata pse është ndërpre, ajo krejt varet prej Ministrit të Punëve të Brendshme me çfarë qëllimi e ka ndërpre kontratën”, ka deklaruar Mustafa për Express.
Me pritje të tilla qytetarët janë përballur edhe në fillim të muajit gusht, periudhë kur zakonisht mërgimtarët aplikojnë për të ripërtërirë dokumentet e tyre.
Sipas MPB’së, kjo kishte ndodhur shkaku i një avarie në njërën prej pajisjeve për personalizim të dokumenteve.
“Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga e Hëna – datë 1 gusht 2022 ka pasur avari njëra nga pajisjet për personalizim të dokumenteve gjë që e ka pamundësuar pajisjen me dokumente personale për qytetarët. Pas angazhimit tre ditor të personelit teknik të Departamentit të Prodhimit të Dokumenteve në kuadër të Agjencisë së Regjistrimit Civil, sot është riparuar pajisja dhe menjëherë ka filluar procedimi i dokumenteve personale”, njoftonte atëherë Ministria.
Ministria hapi tender 12 milionë euro për furnizim me dokumente, e anuloi pas një muaji
Në prill të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme kishte shpallur tender për furnizim me dokumente personale të identifikimi dhe mirëmbajtje të sistemeve elektronike.
Për këtë tender, Ministria kishte planifikuar të shpenzonte mbi 12 milionë euro. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do të ishte për 36 muaj.
Por, ky aktivitet prokurimi ishte anuluar tek pas një muaji, ende pa u hapur tenderi.
“Për shkak të mos përgatitjes në nivelin e duhur të Specifikave teknike dhe gabimeve në përcaktimin e formës-dizajnit të dokumenteve personale”, ishte arsyeja që kishte dhënë Ministria për anulimin e tenderit.

Të tjera
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e 27 vjeçarit në Lipjan, Sveçla: Jam thellësisht i prekur nga vdekja, pres të zbardhet e vërteta
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar për vdekjen...
-
Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë
Parlamenti Evropian u përkul të hënën para viktimave të gjenocidit në Srebren...
-
Trump i çon letër Vuçiqit, nga 1 gushti 35% tarifa ndaj mallrave serbe, ka edhe një paralajmërim nëse Serbia i përgjigjet
Presidenti Donald Trump ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta...
-
Osmani, Kurti e Sveçla heshtin për vdekjen e Agon Zejnullahut, pesë policë të arrestuar si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kur...
-
Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin,...
-
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të paza...
-
“I lypke fëmijët sikur e dijke që ka me ndodh diçka”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon momentin e fundit me të
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur për bisedën e fundit që pati me të vëllain...
-
Kamioni bëhet shkrumb e hi në Prishtinë
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë. Një kamion u bë shkrumb e ...
-
Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prok...