Sport

“Dështimi” i merkatos, Liverpool gati të largojë brazilianin që afroi këtë verë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 16 September 2022

Arthur Melo zhgënjen te Liverpool.
Jurgen Klopp ka mbetur i zhgënyer nga braziliani, i cili erdhi në formë huazimi nga Juventus në fundin e merkatos verore.

“The Reds”, për shkak të emergjencës në mesfushë arriti akordin me Juventus, që braziliani të kalonte në Premier League, por deri më tani ka luajtur vetëm 14 minuta në humbjen 4-1 ndaj Napoli-t.

Trajneri gjerman nuk e sheh më si një alternativ të mundshme 26-vjeçarin dhe klubi së bashku me Klopp po mendojnë ndryshimin e formulës së huazimit dhe pritet që Arthur të largohet në merkaton e janarit.

-Advertisement-

Një sinjal ishte edhe pakënaqësia e tifozëve, të cilët u “irrituan” në momentin kur, ishi i Barcelonës zbarkoi në Liverpool.

Pavarësisht se vijon të vuajë mungesat e shumta, “The Reds” janë duke vëzhguar tregun, për të bërë një lëvizje konkrete në janar dhe për momentin nuk ka asnjë emër konkret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera