Dështimi i marrëveshjes për targat, kërkohet takim Kurti-Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 23 April 2022
Pas dështimit të marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po kërkohet takim i nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Një takim i tillë po konsiderohet që mund t’i japë zgjidhje problemit për targat e automjeteve të dy vendeve, por edhe që do t’i hapte rrugë dialogut për marrëveshjen përfundimtare.
Njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi thonë se është krijuar momentumi për takimin Kurti-Vuçiq, në të cilin duhet të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njohësi i rrethanave politike, sociologu Artan Muhaxhiri, thotë se vetëm takimet e nivelit të lartë politik mund të japin shpresë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje.
“Një takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq do të ishte i mirëseardhur, sepse do të jepte një shkëndijë shprese për mundësinë e rifillimit të dialogut. Për Kosovën dialogu është jetik në agjendën evropiane dhe pa takime të nivelit të lartë nuk mund të ketë hapa të mëdhenj përparues. Vetëm në takimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq mund të ketë shpresë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e cila do t’ju ndihmojë edhe qytetarëve, por edhe agjendës evropiane të Kosovës”, tha Muhaxhiri për Kosovapress.
Takimin Kurti-Vuçiq e pret edhe analisti politik, Gazmir Raci, por ky kërkon përfshirje më të madhe të ShBA-së në këtë proces.
“Pas zhvillimeve gjeopolitike dhe invazionit rus në Ukrainë, mendoj se dialogu do të marrë drejtim tjetër dhe pres involvim direkt dhe më të fuqishëm të Bashkimit Evropian dhe natyrisht mbështetjen më të madhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që palët të zgjidhin këtë problem. Kërcënimi rus në Ballkan është aktiv dhe andaj edhe ShBA-të dhe BE-ja duhet të jenë seriozisht të përfshirë në këtë fazë… Unë besoj se involvimi më i madh amerikan dhe më direkt do të mund t’i ulë përsëri nivelin e lartë, fundja nuk ka zgjidhje tjetër se pa u ulur liderët politikë nuk mund të arrijmë marrëveshjen finale”.
Ndërkohë, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se në takimin Kurti-Vuçiq duhet të rifillojnë negociatat për marrëveshjen finale.
“Nëse e shohim nga analiza e stabilitetit politik edhe Serbia dhe Kosova i plotësojnë kushtet që të çojnë përpara procesin e dialogut, pasi legjitimiteti politik dhe stabilitetit politik i qeverive të dyja vendeve nuk është çështje diskutimi dhe nuk ka pengesë në këtë aspekt. Marrë parasysh fitoren e madhe të Vuçiq dhe bllokimin disa mujor të dialogut, konsiderojmë se është një momentum i ri dhe mundësi e re që këto negociata të rifillojnë”.
Përkundër dy ditëve negociata më 20 dhe 21 prill në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk gjetën pajtueshmëri për të arritur marrëveshjen për targat e automjeteve. Marrëveshja e përkohshme për vendosjen e ngjitësve në simbolet shtetërore në targat e automjeteve pritet të vazhdojë deri në arritjen e një zgjidhje të përhershme.
Takimin Kurti-Vuçiq dje e paralajmëroi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Të tjera
-
Mbi 6 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë
Mbi 6 mijë kërkesa, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë janë parashtru...
-
Vazhdimi i paraburgimit për Thaçin e Veselin, Musliu: Koha që kosovarët t’i mbushin sheshet e Evropës për të kërkuar drejtësi
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratik...
-
Subvencionimi i efiçiencës së energjisë, kaq do të jetë vlera e përfitimit nga thirrja e dytë
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap për të dytin vit radhazi th...
-
Temperaturat e larta, evidentohen gjashtë raste që kanë shkelur vendimin e MSH-së për kufizim të orarit
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë ...
-
Policia ka një apel për shoferët
Policia e Kosovës ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Facebook, me...
-
Gjykata e Durrësit e liron Noizyn nga paraburgimi
Noizy është liruar nga paraburgimi. Vendimi është marrë pak më parë nga Gj...
-
Afër dy milionë euro u investuan në objektin e ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë
Afër dy milionë euro janë investuar në objektin e ri të Gjykatës Themelore në...
-
“EasyJet” për pak sa nuk përplaset me një automjet në aeroportin e Prishtinës
Një aeroplan “Airbus A320” i kompanisë “Easyjet” i ka shpëtuar për pak një pë...
-
Rënie në sondazhe për Donald Trump, kandidati republikan ndryshon qasje ndaj rivales Kamala Harris
Në tubimin e fundit elektoral, Donald Trump u shfaq më i tërhequr nga sulmet ...
-
Shtetasi i Kosovës shkakton aksident të rëndë në Kroaci, një i vdẹkur e 6 të lënduar
Dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë ka ndodhur një aksi...
-
Avokati serb: Vuçiqit nuk i nevojiten provat nga Kosova kundër Radoiçiqit, ai po blen kohë
Rasti i Milan Radoçiqit u aktualizua sërish pasi Serbia kohëve të fundit kërk...
-
Përfundon e pamja, emocionon nëna e Faton Hajrizit: Dhimbja s’paska fund djali jem…
Shehrije Mustafa ka njoftuar se e pamja për Faton Hajrizin tashmë është mbyll...