Lajme

Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 06 January 2025

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, kjo ka ardhur si pasojë e mosreagimit të Brukselit ndaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti tha se nuk pritet zbatim i marrëveshjes, kur nuk ka ndëshkim për shkelje të saj.

“Nëse ka dështuar diçka, ka dështuar referimi mbi shkeljet e marrëveshjes. Sepse Serbia e ka shkelur marrëveshjen që e ka pranuar, dhe më pas gjyqtarët, referat, arbitrit, Brukseli nuk ka reaguar. Këtu është dështimi”.

-Advertisement-

“Nuk mund të presim zbatim të një marrëveshje, nëse nuk ka ndeshim për shkeljen e saj”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera