Dëshmitari thotë se nuk ka pasur kamp ndalimi në Zllashë

Autori: Gazeta inFokus
16:32 | 21 April 2022
Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Selatin Krasniqi ka thënë se në Zllash dhe në shtëpinë e familjes së tij në këtë fshat nuk ka pasur asnjëherë kamp ndalimi.
Para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Krasniqi ka thënë se nuk e di se ku i ka marrë prokuroria informatat por në objektet e familjes së tij asnjëherë nuk janë ndaluar apo maltretuar njerëz. Ai ka deklaruar se familja e tij e kishte lëshuar shtëpinë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, objekte në të cilat kishte qëndruar edhe ai vet në periudhën e luftës.
Avokati mbrojtjes, Julius Von Bone e ka pyetur atë rreth pretendimeve të prokurorisë rreth një qendre ndalimi në Zllash.
Avokati Von Bone: Nëse do të thoja që njerëzit pretendojnë që janë ndaluar në këtë ndërtesë, çfarë reagimi do të kishit ju?
Dëshmitari Krasniqi: Kurrë nuk ka pasur në këtë objekt njerëz të ndaluar.
Avokati Von Bone: A keni parë ndonjëherë, në këtë ndërtesë ose çfarëdo ndërtese tjetër, në vendin që kemi diskutuar sot paradite, nëse ka pasur persona të ndaluar aty?
Dëshmitari Krasniqi: Këtë e them me bindje të plotë që nuk i kam parë dhe nuk ka pasur.
Krasniqi ka thënë se nuk ka dëgjuar as nga të tjerët se janë ndaluar persona në objektet e familjes së tij e cila ua kishte dhënë në shfrytëzim UÇK-së.
Avokati Von Bone: Prokuroria ka një hartë që quhet kampi i ndalimit në Zllash, ku shfaqet ky vend si një kamp ndalimi, çfarë reagimi ke ti për këtë, çfarë mund të thuash ti për këtë gjë?
Dëshmitari Krasniqi: Nuk e di ku i ka marrë prokuroria këto informata veç që në këtë kompleks dhe në fshatin Zllash kurr nuk ka pasur qendër ndalimi, nuk e di ku i kanë marrë. Dhe seriozisht neve si familje shumë na ka bërë dëm kjo.
Dëshmitari ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për roje pranë shtëpisë meqë sipas tij përreth fshatit bëhej roje.
Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari ka thënë se në vitin 1999 kishte qëndruar në shtëpinë e familjes së tij në fshatin Zllash, veçse herë pas here kishte bërë lëvizje për në Prishtinë dhe fshatra përreth.
Dëshmitari ka thënë se nga 17 deri më 20 prill, nuk ishte në Zllash, meqë ndodhej në Viti të Marecit.
Avokati Von Bone: A e keni parë ndonjëherë në atë vend Salih Mustafën?
Dëshmitari Krasniqi: Nëse nuk gaboj në dhjetor e kam takuar së pari, para vitit të ri, me një grup ka ardhur dhe ata djemtë kanë shkuar për Majac për luftë sepse atje ka pasur luftë. Në vendin tonë nuk ka pasur, ka qenë më qetë, ka ardhur në janar, ka qëndruar një ditë-dy, ka shkuar, nuk ka qenë detyrë e imja me pyet nga ka shkuar. Është sjellur mirë me ne.
Avokati Von Bone: Në periudhën mars-prill 1999, a e keni parë ndonjëherë atë aty në atë vend në Zllash, në shtëpitë e familjes?
Dëshmitari Krasniqi: Ka qenë para ofensivës, nëse nuk gaboj ka qëndru vetëm një natë dhe më deri më 21 prill nuk e kam parë. Më 21 prill, krejt shokët çka kemi qenë, me të plagosur, e kemi takuar të Qelevitë, diku në mbrëmje ka qenë dhe deri në Koliq kemi shkuar bashkë, në Koliq ne kemi vazhduar për Majac me të plagosur, aty jemi ndarë.
Avokati Von Bone: A të kujtohet sa herë gjatë muajit të prill 1999 ka qenë ai aty
Dëshmitari Krasniqi: Disa ditë para ofensivës ka qenë, ka qëndruar një natë dhe ka vazhduar por nuk e di datën e saktë cilën datë, nuk e di nga ka shkuar, ka pasur punë të tjera sigurisht.
Avokati Von Bone: A ke dëgjuar ndonjëherë nga njerëz që ishin aty ku po qëndroje edhe ti, nëse ndonjëherë Salih Mustafa ka maltretuar ndokënd aty.
Dëshmitari Krasniqi: Jo.Selatin Kransiqi po vazhdon dëshminë e tij në Hagë duke u përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai është dëshmitari i 12 në gjykimin ndaj Salih Mustafës, i cili është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm./KP

Të tjera
-
Prokuroria jep detaje për rastin në Gjilan: I dyshuari përfitoi rreth 50 mijë euro përmes detyrimit
Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një per...
-
Bajrami numëron tri dështimet e Qeverisë “Kurti”: Dyfishimi i çmimit të rrymës, thellimi i deficitit tregtar dhe inflacioni i lartë
Ish-ministrja e tregtisë dhe industrisë, po ashtu edhe ish-ministre e Financa...
-
Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë d...
-
Çfarë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve?
Pasditen e 27 marsit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë certifikimin ...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 166 tiketa trafik...
-
Tejkaloi në vijë të plotë, kaq u gjobit shoferi në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka pranuar një video ku shihet një veturë d...
-
Gruaja në Prishtinë raporton se ish i dashuri e ka kanosur me jetë
Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ish i dashuri i ...
-
KQZ sot certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve ...
-
Gracka nga komedianët rusë nxit reagime të shumta në Kosovë, Kurti bëhet lajm edhe në mediat ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë...
-
Mendimi për motin: Javën e parë të prillit vijojnë të reshurat e shiut, temperatura më të ulëta
Mendimi për motin – 26.03.2025 – Trendet javore Periudha jostabile me shi ...
-
Maqedonci: Serbia vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në Ballkan
Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka folur për marrëveshjen ushtarake midis...
-
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ia lë fajin kabinetit të k...