Lajme

Dëshmitari rrëfen momentet e panikut kur i riu donte të rrëmbente 4-vjeçaren: Nëna u tmerrua, ai ia tërhoqi vajzën

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 23 May 2020

Një ditë më parë, një djalë rreth moshës 20-vjeçare tentoi që të rrëmbente nga duart e nënës vajzën e saj 4-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës, e për këtë ka folur një nga djemtë dëshmitarë të momenteve të panikut.

Ai quhet Xhoniel Qelemeni dhe është banor i lagjes ku ndodhi ngjarja. Për mediat ai ka treguar se si arrit që ta shpëtonte vogëlushen nga duart e të riut.

-Advertisement-

“Ishte e ëma dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija te bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, edhe vajti nga mbrapa ta rrëmbente çupën. I thirrëm ne çfarë bën ti dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, nuk e njihja si person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. E ndoqa me vrap djalin ai u lodh, me disa shokë e zumë, e kapën, rastisi që kaloi edhe policia edhe e kapën”, tha ai.

“Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë pastaj vajta e pyeta a e ke gjë këtë djalin se mos e kishte të afërm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera