Dëshmitari në rastin e Mustafës pyetet për kohën kur iu bashkua LDK-së e qëllimin e LPRK-së
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 23 March 2022
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brahim Mehmetaj, është dëshmitari i radhës në rastin ndaj ish-komandantit Salih Mustafa pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Mehmetaj nga trupi gjykues u pyet në lidhje me veprimtarinë e tij gjatë kohës së paraluftës dhe gjatës saj, duke filluar qysh prej bashkimit të organizatës që aso kohe ishte ilegale, Lëvizja për Republikën e Kosovës ose LPRK.
Ai tha se LPRK-së i është bashkuar në fundin e viteve 88’, teksa shtoi se funksionimi i kësaj organizate, që sipas tij, në atë kohë bëhej në grupe të vogla.
“Është e vërtetë që nga fundi i viteve 88 i jam bashkuar organizatës ilegale të asaj kohe të quajtur Lëvizja për Republikën e Kosovës ose LPRK”.
“Realisht në atë kohë për shkak të specifikave dhe rrezikshmërisë, funksionimi ka qenë në grupe të vogla, ose të quajtura këshilla popullore. Këshillat popullore kanë pasur për detyrë përgatitjen për ndonjë situatë lufte dhe vetëdijesimin e qytetarëve se e vetmja zgjidhje për liri nga okupatori ka qenë lufta e armatosur”, është shprehur Mehmetaj, njofton Klankosova.tv.
Sipas Mehmetajt, qëllimi i LPRK-së ka qenë vullneti që të vinin te liria, ku më pas u pyet edhe në cilën periudhë kohore ai iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“LDK-së iu kam bashkuar që në themelim, 1989-90. Pothuajse në të gjitha strukturat e funksionimit të LDK-së. Kam qenë kryetar i degës së rinisë së LDK-së për Prishtinë. Pastaj, anëtar kryesie në nivel të degës e deri te anëtar i Këshillit të Përgjithshëm”, ka thënë tutje Mehmetaj.
Mehmetaj tha se në lëvizjen guerile BIA ka qenë zëvendëskomandant, i atij që tashmë është në bankën e të akuzuarit, Salih Mustafës, i njohur me nofkën “Cali”.
“Që nga themelimi unë kam qenë zëvendëskomandant i Calit deri në një kohë kur e kam ndërruar detyrën. Në themelimin e BIA-s është formuar shtabi ku brenda shtabit janë themeluar katër sektore, ai i shëndetësisë, i logjistikës, informacionit dhe sektori për moral e politikë”, është shprehur Mehmetaj.
Të tjera
-
Arrest shtëpiak ndaj katër serbëve të arrestuar për sụlmin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur masën e arrestit shtëpiak kundër k...
-
Molliqaj- Kurtit: Kryeministër jo i popullit, por i kapitalit!
Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se pikërisht në mandatin e kryeministr...
-
Kurti kujton fëmijët martirë të luftëṣ: Sakrifica e tyre na kujton çmimin e lartë të lirisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Leotrim Ahmetin dhe Xufe Ahme...
-
Shpërndahen protestuesit në Veri, Elshani: Kanë mbetur vetëm gazetarët dhe familjarët
Serbët të cilët ishin duke protestuar që nga orët e hershme të mëngjesit para...
-
Aktakuza për rastin Banjska, Maqedonci: Faktori ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në TV Dukagjini, ka folur për aktakuzën...
-
Mendimi për motin: Reshjet rikthehen të premtën
Mendimi për motin – 11.09.2024 Mëngjesin e së enjtes përgjatë ultësirave, ...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnime për dominimin e mjeteve të pashpërthyera në Drenicë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se një ekip i ushtarëve ...
-
Qysh foli para organëve kosovare njëri nga të arrestuarit e Banjskës, çka tha për “shokët” e tij?
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, që ...
-
Qeveria emëron kryeshef personin që dëmtoi me mijëra euro buxhetin e Kosovës
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka emëruar për kryeshef të Agjencisë ...
-
Krasniqi: Kurti, kryeministri i parë që shkoi në Leshak të Leposaviqit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhe...
-
Murati pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje deputetëve të opozitë...
-
Lahi Brahimaj kujton aksionin e UÇK’së të 11 shtatorit 1997 kur u sulmuan njëkohësisht 11 stacione policore
Ish komandanti, Lahi Brahimaj ka kujtuar aksionin e UÇK-së të 11 shtatorit 19...