Lajme

Dëshmitari i drejtohet avokatit të Sali Mustafës: E kam takuar të akuzuarin që ju e mbroni

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 05 October 2021

Avokati i Salih Mustafës, Julios Von Bone, ka vijuar me pyetjet drejtuar dëshmitarit të tretë, rreth periudhës kur pretendohet se është çuar në një objekt dhe është maltretuar nga pjesëtarë të UÇK-së. Von Bone i ka kërkuar dëshmitarit ta përshkruajë personin që e ka takuar në objekt, derisa ky ka thënë se është i akuzuari Mustafa.

“Po si me ta përshkru. Është i akuzuari juaj që po e mbroni. Ka qenë veç ndoshta pak më i dobët. Shumë e thjesht. E ka pasur një jakne me lara asi të ushtrisë. Më pyeti çka ke ardhë këtu, kësi gjërash. I thashë, erdha me u kyç. Ia nisi metodat e veta, po rren e sende. U çua më goditi. Sa më kujtohet. Se ka gjëra që sot nuk më kujtohet”, ka thënë dëshmitari.

Duke përshkruar stallën ku pretendon se e kanë mbajtur, dëshmitari ka thënë se ka qenë tokë e lagësht, me kashtë shtruar.

-Advertisement-

“Ka pasur drurë, gur. E madhe ndoshta sa një dhomë.” I pyetur se a kishte dritare, dëshmitari ka thënë se nuk i kujtohet që kishte.

“Kam qëndruar 17 netë, në ditën e 18 janë liruar.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera