Lajme

Dëshmia shokuese: Resimu e përdhunoi vajzën e mitur në pyll

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 July 2017

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e raportuar paraditen e sotme, ku një vajzë 15 vjeçe ishte përdhunuar nga burri i hallës së saj.

Një banor i zonës ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja ka kontaktuar me JOQ.al dhe bën me dije se Resmi Turhani ka abuzuar me vajzën dhe jo në shtëpinë e saj, por e ka çuar atë në pyll.

Madje në dëshminë e tij, banori i zonës shprehet se prindërit e 15-vjeçares janë të sëmurë të dy.

-Advertisement-

“Vajza është një person i pa mbrojtur dhe s’ka asnjë arsye apo përfitim në këtë gjë. S’ka kush ta shtyjë. E ai nuk e ka përdhunuar në shtëpi, jo. Ka shkuar, e ka marrë nga shtëpia e saj me arsyen që ta çonte tek vajza e tij që ta ndihmonte për të pastruar shtëpinë. Pastaj, pasi e ka marrë në makinë, e ka çuar në pyll në Veterik dhe aty e ka përdhunuar. Janë gjetur dhe prova letra të lagura që kanë fshirë spermën”, thotë banori i zonës.

“Vajza e ka babanë të sëmurë mendërisht. As nuk jep e as nuk merr. Mamanë e ka të sëmurë me tiroide. Ka edhe një vëlla të vogël 10-vjeç. Duke përfituar nga kjo gjë, Resmiu e ka përdhunuar edhe një herë tjetër në Tiranë. Ky plehra e ka marrë në dhjetor R. për të marrë një grua në Rinas, se punon taksi. Tha që e mori me vete R. që mos të mërzitej gjatë rrugës. Gruaja e Resmiut i ka thënë xhaxhait të 15-vjeçares, i cili kujdeset për vajzën, se do të shkonte dhe ajo bashkë me Resmiun e R., ndaj ai i ka dhënë leje.

Halla e R., pra gruaja e Resmiut nuk vajti në Tiranë dhe vajza iku vetëm me të. Avioni u vonua dhe ai i dha darkë vajzës, e çoi në një rrugë dytësore ku e ka përdhunuar. Xhaxhai i vajzës, Luani, që është si më i përgjegjshëm, s’e ka besuar herën e parë dhe është mbyllur si muhabet aty në familje, por i gjithë fshati Blicë e ka ditur sikur vajza ka ngelur shtatzënë”, rrëfeu banori për “JOQ”.

Resmi Turani u la sot nga gjykata në masën e sigurisë “arrest me burg”. Sakaq e shoqja dhe vajza e tij kanë mohuar akuzat e 15-vjeçares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera