Lajme

Dëshmi të reja për shkeljet që ju bëhen punëtorëve nga kompania Viva Fresh (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 03 April 2020

Pas raportimit për skandalet në kompaninë Viva Fresh, në redaksinë e gazetës inFokus kanë arritur shumë ankesa nga punëtorët e kësaj kompanie.

Kështu duke sjellë edhe dëshmi për shkeljet, ku oraret shtesë nuk paguhen si dhe ditët e humbura nuk paguhen, shkruan Gazeta inFokus.

Këto janë ankesat që janë dërguar nga punëtoret e kësaj kompanie teksa shihen se udhëzimet për oraret e punës janë rritur nga 8 orë pune në 10 orë.

-Advertisement-

Sipas personave që ka treguar për këto shkelje thuhet se orët shtesë nuk paguhen.

Gazeta inFokus, ka raportuar edhe për shkeljet e tjera nga kjo kompani.

Po ashtu ndaj këtyre shkeljeve ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, shkruan Gazeta inFokus.

Ajdini për gazetën inFokus ka thënë se të gjithë punëtorët e larguar duhet vinë në zyrat e sindikatës dhe të paraqesin rastin.

“Kjo që u është bërë punëtorëve është shumë e rëndë dhe e pa tolerueshme institucionet e Kosovës duhet të marrin masa menjëherë që të respektohet ligji. Kjo mënyre e largimit është e pa drejtë dhe duhet menjëherë të merrte Ispekcioni i punës ka deklaruar Ajdini.

Ndërsa Valon Leci Inspektor i punës për gazetën inFokus ka bërë thirrje që këto ankesa të paraqiten dhe ata do të marrin masa ndajë çdo kujt që shkel të drejta e punës.

“Ne çdo ditë jemi në terren dhe nuk do të lejojmë shkelje të tilla largim në këtë formë pa paralajmërim është i pa drejtë”, ka thënë Leci për Gazeten Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera