Dëshironi të thyeni rregullat? Si të zgjidhni të dashurin perfekt
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 06 October 2017
Mund të ketë shumë mënyra, por përpiquni të gjeni atë të suksesshmen: për seksin e butë karta fituese në dashuri është gjithmonë butësia.
Ëmbëlsia së bashku me dëshirën për të luajtur dhe kënaqësinë e gjetur janë përzierja fituese për një takim dashurie me një shkallë të lartë pasioni. Ja identiteti i të dashurit perfekt për të tradhtuar….ose për të gjetur dashurinë e vërtetë?
Herët ose vonë mund t’u ndodh të gjithëve që të keni dëshirë për thyerje rregullash. Marrëdhëniet afatgjata, dihet, përfundojnë të zbehen për shkak të rutinës, të mbyten nga problemet e përditshme: shkolla, fëmijët, puna, faturat për t’u paguar dhe apo stresi, transmeton Gazeta Shqip.
Një flirt i vogël ndoshta mund të ngjallë dëshirën për të jetuar dhe të ndezë një dritë të re në marrëdhënien e çiftit – përse jo – edhe pse të vendosësh martesën tuaj në rrezik nuk është në qëllimet tuaja. Kështu që të zgjedhësh të dashurin ideal nuk është e lehtë, por mund të përpiqemi t’ju japim ndonjë sugjerim të vogël.
Bashkëpunues: I dashuri ideal është… tashmë i zënë! Në fakt, rreziku i një burri ‘single’ është që mund të lidhet pa qenë në gjendje të japë kohën dhe vëmendjen e nevojshme. I dashuri perfekt, duhet të bëjë llogaritë e kohës, duke mos kërkuar shumë nga ne, dhe të jetë i kënaqur me kohën që i ofrohet pa cenuar jetën familjare. Më mirë se kaq nuk bëhet!
E qeshura bën mirë: Shkujdesja është vendimtare nëse jemi duke kërkuar për flirt. Të jetuarit e një çasti gëzimi duke lënë mënjanë problemet, është një marrëveshje për të cilën duhet të bini dakort, por nuk duhet të harroni të ngrini sensin e humorit e ironisë, të cilat sjellin një atmosferë gëzimi e bëjnë të mos ndjehet koha.
Fjalë, fjalë, fjalë: Femrat e dinë: me fjalë nuk rrihet askush! Dialogu, fjala e mirë, komplimenti na bëjnë të lumtur dhe të fluturojmë nga gëzimi. Kështu që i dashuri perfekt duhet të dijë të na fitojë me atë që na thotë (dhe na shkruan …në ‘smartphon’), sepse do të na ndezë fantazinë, duke rritur dëshirën për të kaluar sa më shumë kohë bashkë.
Proshutë? Edhe po: Meshkujt me fizik të mirë janë shumë të pashëm, por ata të rrisin frikën që nuk je në lartësinë e formën e duhur: Shenjat e celulitit, shenjat e shëndetit në kofshë dhe gjoksi pak i rënë sigurisht nuk përmirësojnë vetëvlerësimin. Kështu që duhet t’i themi po mashkullit simpatik dhe të përkushtuar dhe po atij “normal” që tërhiqet nga mendja jonë dhe jo nga barku jonë apo fytyra e velinave.
Hapësirë për fantazi: Sa më pëlqejnë surprizat! Nëse jeni edhe ju nga ato që çmenden për një lule jashtë programit, një vizitë të papritur, një ftesë për një darkë intime, një fundjavë romantike me masazhe dhe përkëdhelje, do të thoshe se i dashuri perfekt është ai që herë pas here arrin të na befasojë. Nëse gjeni një burrë të tillë, mos e lini të ikë: një njeri i aftë të kultivojë shijen e gjërave të vogla është jashtëzakonisht i rrallë. Kush di të dhurojë ëmbëlsi në një histori dashurie është një burrë që meriton më shumë se një natë pasioni: dhe nëse ngulmojmë për ta pasur gjithë jetën? Ja vlen të tentosh!

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































