Sport

Dëshira e Griezmann është të luaj me këtë futbollist

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 26 March 2018

Antoine Griezmann do të dëshironte të luaj me Paul Pogban çdo ditë,  por ai këmbënguli se kjo nuk do të thotë se do të lëviz drejt Manchester United, shkruan infokusi.

Griezmann, 27 vjeç, është lidhur me një lëvizje të mundshme te gjigandët e Premier Ligës, si dhe liderët e LaLiga Barcelonën

“Nëse do të kishte mundësi unë do të luaja çdo ditë me Pogban,” ka thënë Griezmann për Canal +.

-Advertisement-

“Por kini kujdes, kjo nuk do të thotë se unë dua të transferohem në Manchester United”.

Griezmann ka shënuar 23 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat për Atletico këtë sezon.

Ndërkohë, Pogba është përballur me kritika të shumta nga Mourinho për paraqitjet e tija të zbehta. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera