Lajme

Deshi të hynte në Kosovë duke i dhënë ryshfet policit, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 13 December 2021

Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë pasi kishte tentuar që me ryshfet ta kalonte kufirin me Kosovën, në mungesë të dokumenteve të vaksinimit, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë Policore njoftojnë se gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave ( ishte i pa vaksinuar)”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera