Fun & Video

Deshi ta thyej copën e madhe të akullit të varur në maje të ndërtesës që ua rrezikonte jetën, ajo shkëputet dhe shkatërron dyert e hyrjes (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 10 January 2019

Një grup punëtorësh kanë shkatërruar dyert e hyrjes së një ndërtese në Rusi, derisa po mundoheshin ta këpusin një copë të madhe të akullit që qëndronte varur dhe ua rrezikonte jetën qytetarëve që kalonin pranë.

Një burrë përdori një shufër të hekurt për ta këputur copën e akullit, por kurrë nuk kishte besuar se ajo do të shkatërrojë dyert e hyrjes së një ndërtese,

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin Saratov të Rusisë, kurse mediat lokale raportojnë se askush nuk është lënduar edhe pse copa gjigante e akullit ra mbi strehën e dyerve të hyrjes.

-Advertisement-

Duket se punëtori kishte menduar ta thyej akullin në copëza të vogla, por goditja e fuqishme bëri që e gjithë pjesa e madhe të shkëputet dhe të shkaktoj dëme materiale.

https://youtu.be/i9C1NbJhpWo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera