Sport

Deschamps: Duhet kujdes, Polonia ka një nga sulmuesit më të mirë në botë!

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 02 December 2022

Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli së fundmi për fazën e 1/8-ave Kupës së Botës.

Në një prononcim për mediet franceze, Deschamps theksoi se Polonia është një ekip me të cilin nuk janë mësuar të përballen, ndërsa shtoi që ka edhe një nga sulmuesit më të mirë në botë, siç është Robert Lewandowski.

“Polonia nuk është një ekip me të cilin jemi mësuar të takohemi. Ata kanë lojtarë me përvojë, padyshim që veçohet Lewandowski, një nga sulmuesit më të mirë në botë, por nuk është vetëm ai. Ata kanë një ekip me organizim të mirë, formë të mirë atletike. Ne do të mësojmë të gjitha detajet rreth tyre, ata nuk janë për t’u nënvlerësuar.”-tha tekniku i kampionëve të Botës, për sfidën që i pret në raundin e radhës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera