Lajme

Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 25 December 2024

Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Odës Ekonoomike të Kosovës dhe Bankës Ekonomike.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka thënë se diskutuan mundësitë për rritjen e investimeve dhe përmisimin e kushteve për zhvillimin e sektorëve në vend.

Dervishaj gjithashtu theksoi nevojën për mbështetje të bizneseve kosovare dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me sektorin e diasporës, nëpërmjet Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjerman.

-Advertisement-

Si kandidat për deputet nga PDK, angazhimi im do të jetë gjithmonë në mbështetje të zhvillimit të sektorëve të biznesit dhe tërheqjes së investimeve të reja që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës” tha ai.

Postimi i plotë:

Me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Bankën Ekonomike, diskutuam në detaje mbi mundësitë për rritjen e investimeve në Kosovë.
Ashtu siq iu kam premtuar se pjesë e angazhimit tim do të jetë mbështetja e zhvillimit të sektorëve të biznesit dhe rritja e mundësive ekonomike për vendin tonë.
Po ashtu, diskutova për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes bizneseve kosovare dhe atyre nga diaspora, nëpërmjet Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjerman, për të promovuar investimet dhe zhvillimin ekonomik.
Si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, angazhimi im do të jetë gjithmonë për të krijuar kushte më të mira për bizneset dhe për të tërhequr investime të reja që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera