Sport

Derisa Mayweather dhe McGregor ishin në ring, fansat e tyre përleshen në kinema (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 29 August 2017
Ndeshja e boksit mes Mayweather dhe McGregor ngjalli një interes të jashtëzakonshëm në mbarë globin, duke ngulur para ekraneve me miliona fansa të dy boksierëve. Madje për këtë sfidë u organizuan edhe salla të mëdha për ta ndjekur atë.
Në një sallë të tillë në një kinema në Bury të Anglisë ndodhi e papritura. Ndërsa në sfond Mayweather luftonte me McGregor fansat e tyre nisën një përleshje masive në sallë.

Dëshmitarët thotë se më shumë se 30 persona u përleshën mes tyre, ndërsa forcat e sigurisë prezente nuk mundën t’i ndalonin për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe gjithçka u qetësua pas ndërhyrjes së policisë. /Lajmi.net/

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy