Lifestyle

Derisa është në shtrat me ju, ai mendon për…

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 03 August 2017

Nëse dëshironi të dini se ç’mendon ai gjatë seksit? Këto janë përgjigjet…

A ka e përjetuar orgazmën?

Shumica e meshkujve thonë se mund të dinë kur femra aktron orgazmën, mirëpo në realitet kjo është njëra ndër gjërat rreth të cilave janë shumë të pasigurt. Posaçërisht nëse ajo pas rundit të parë dëshiron akoma. Ç’do të thotë kjo? Që herën e parë është ndier keq? Apo nuk i ka mjaftuar seksi? A ka aktruar orgazmën?

-Advertisement-

Oh, vërtet janë të përsosura!

Nga perspektiva e tyre pothuajse të gjitha sisët e femrave janë të krijuara për t’u kënaqur ata. Mirëpo kur për herë të parë zhvisheni para tij, ai është momenti i kënaqësisë së plotë.

Qëndro, qëndro, qëndro

Njëra ndër brengat më të mëdha të meshkujve është se a ka zgjatur mjaftueshëm seksi. A ka mundur ish i dashuri i saj të vazhdonte më gjatë? A ka nevojë edhe për më shumë seks. Jo më pak e keqe nuk është as të menduarit se çka do t’u thotë shoqeve të nesërmen, transmeton Telegrafi.

A guxoj ta bëj këtë?

Mbase i dashuri juaj dëshiron t’ju godasë diç më shumë në prapanicë apo t’ju kafshojë pak, mbase do të dëshironte të ejakulonte në ndonjë… vend pak më tjetër se zakonisht. Mirëpo nuk është i sigurt se a guxon t’ju propozojë diçka të tillë. Nuk është i sigurt se a e bëjnë atë njerëzit e tjerë as se a do të hidhërohen nëse e provojnë atë.

Ku e ka mësuar ajo këtë?

Meshkujt me siguri nuk do të kundërshtojnë nëse u tregoni diçka të re në shtrat. Mirëpo, nëse ajo nuk është diçka për të cilën tashmë keni biseduar dhe që jeni pajtuar ta provonit, gjithsesi do të pyesë nga ju ka ardhur ai inspirim. A e ka parë atë në filma pornografikë? Apo mbase ish i dashuri ia ka mësuar atë?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera