Deri më sot janë raportuar 163 raste të fruthit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 19 October 2017
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur nën kontroll gjendjen e vazhdueshme të fruthit dhe për të parandaluar rastet e reja të fruthit.
IKSHPK gjatë një takimi me përfaqësues të UNICEF-in dhe OBSH-së, është zotuar se ekipet e vaksinimit janë të përkushtuara për të vaksinuar fëmijët shtëpi për shtëpi dhe për të zgjeruar vaksinimin rutinor të fëmijëve në institucionet shëndetësore, veçanërisht për familjet e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane.
Për më tepër, IKSHPK gjithashtu është e kënaqur me përgjigjen pozitive të prindërve dhe të familjeve, dhe nëse ky momentum mbahet, shkalla e imunizimit do të përmirësohet në mënyrë progresive.
Ndryshe, në fillim të shtatorit 2017, në Kosovë u raportuan 44 raste të fruthit. Deri më 19 tetor, 163 raste të fruthit janë raportuar në mesin e fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar.Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe serioze e shkaktuar nga një virus.
Virusi përhapet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe përmes ajrit dhe mund të përhapet shpejt sidomos aty ku përfshirja me vaksinim rutinor ka qenë vazhdimisht nën 95%, duke lejuar akumulimin gradual të individëve lehtë të prekshëm nga virusi.Sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse, sidomos tek fëmijët dhe të rriturit me sëmundje te tjera ekzistuese si dhe sistem imunitar te komprometuar.
Kosova ka një nivel të lartë imunizimi që është mbajtur përmes përfshirjes me vaksinim rutinor prej ≥ 95% me dy doza të vaksinës kundër fruthit. Me përjashtim të popullatave vështirë për t’u arritur, sipas MICS 2015, vetëm 3 në 10 fëmijë romë, ashkali dhe egjiptas janë plotësisht të imunizuar.IKSHP-ja që nga rasti i parë i fruthit, ka intensifikuar aktivitetet e vaksinimit me vaksinën MMR kryesisht te popullata e përfshirë me fruth, por edhe të gjithë popullsinë në të gjitha vendet që raportojnë fruthin.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...