Deri në 1 mijë euro gjoba për furrtarët mashtrues për peshën e bukës

Autori: Gazeta inFokus
22:12 | 07 April 2022
Nga 500 deri në 1 mijë euro është vlera e gjobave me të cilat janë dënuar furrat e Kosovës për mashtrim në gramë të bukës, dhe mashtrimet që i bënë rreth çmimeve.
Kështu për portalin rtv21 ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, teksa kanë treguar se për vlera më të larta të përcaktuar me ligj, inspektori i tregut inicon procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente.
“Inspektorati varësisht nga shkelja qe konstatohet edhe dispozita ndëshkuese zbatohet. Subjektet afariste qe merren me prodhimin e bukës apo furrat e bukës ndëshkohen, për deklaracion, për çmime, për peshë, etj. Vlera e gjobës është prej 500 Euro deri 1.000 Euro, shqiptohet me vendim të inspektorit të tregut, kurse për vlera më të larta të përcaktuar me ligj, inspectori i tregut inicon procedurë kundërvajtëse në gjykatat kompetente’’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Inspektorati i Tregut në Kosovë nga janari ka inspektuar 10 furra në Kosovë. Inspektime më së shumti ka pasur në Prishtinë.
“Inspektorati i tregut ne vazhdimësi mbikëqyrë dhe subjektet afariste qe merren me prodhimin e bukës. Inspektorët e Tregut kanë inspektuar 10 subjekte, kurse të dhënat për inspektimet e inspektorëve të tregut të Komunave, akoma nuk i kemi të sakta’’, ka thënë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Të pyetur se “sa kanë “vjedhur” furrat në gramë?’’, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se “çfarëdo peshe që rezulton ndryshe me peshën e deklaruar, Inspektorati i Tregut e trajton si mashtrim”.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...