Lajme

Deri më 17 shkurt s’mbahet seancë gjyqësore për Salih Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 03 February 2022

Është anuluar seanca e gjykimit e paraparë për sot ndaj Salih Mustafës i akuzuar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Për anulimin e  kësaj seance kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Seanca e radhës për Mustafën është caktuar me 17 shkurt.

-Advertisement-

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZPS-së, gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë javë. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 17 shkurt kur do të mbahen konferenca përgatitore për mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave”, thuhet në këtë njoftim.

Të hënën dhe të martën, është dëgjuar dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria në këtë rast, Fatmir Humolli, i cili ka dëshmuar pa masa mbrojtëse.

Mustafës iu konfirmua aktakuza në qershor 2020. Ai akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera