Lajme

Dërguti tregon se kur mblidhet Kryesia e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 17 July 2017

Lajmi i cili ka qarkulluar sot në media kinse sot gjatë ditës do të mblidhet Kryesia e vjetër e Kuvendit për të caktuar seancën konstituive të Kuvendit, del të jetë i pavërtetë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka thënë për Indeksonline se thirrjen e seancës duhet ta bëj Hashim Thaçi dhe pastaj të mblidhet kryesia e Kuvendit.

Sipas Dërgutit, pasi Thaçi ta thërras seancën konstituive atëherë do të mblidhet kryesia e Kuvendit, por deri më tani nuk ka një kërkesë të tillë.

-Advertisement-

“Deri më tani po e shohim vetëm një zvarritje të qëllimshme nga ana e Hashim Thaçit”, ka thënë Dërguti.

Në anën tjetër, edhe zyrtarë për marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës thonë se ata nuk kanë asnjë informatë se kur do të mblidhet kryesia.

“Ne si zyre e informimit deri më tash nuk kemi asnjë informacion se kur do të mblidhet Kryesia”, kanë thënë zyrtarët për media të Kuvendit./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera