Lajme

Dërguti: Martin Berishaj ishte prurje e VV-së pasi dolëm ne “tradhtarët”

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 12 January 2023

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh një nga emrat më të rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje dikur, Aida Dërguti është deklaruar në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Pas raportimeve të shumta se Berishaj është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, Dërguti tha se prurja e Berishajt në politikë, është prurje e Vetëvendosjes.

Dërguti rikujtoi se me datën 6 maj 2018, Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur si Berishajn si anëtar, e më pas për t’u emëruar Ambasador.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Mos të harrojmë një fakt: Martin Berishaj është prurje e LVV-së në politikë. Pasi dolëm ne (“tradhtarët”), në Kryesinë e re të Vv-së (6 maj 2018), u zgjodh anëtar Martin Berishaj, për t’u emëruar më vonë ambassador”, tha ajo

Mediat sllovene kanë raportuar për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd, “GEN”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera