I dërgonte mesazhe erotike nxënëses së mitur, kaq vite burg dënohet mësuesi
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 14 January 2018
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet burgim mësuesin e matematikës të shkollës 9-vjeçare të Kasharit, Hasan Martani, i cili u arrestua në maj të vitit të kaluar, pasi kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura.
Ngjarja në atë kohë bëri bujë, ndërsa si provë shërbyen komunikimet në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur. Edhe pse ka kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, Gjykata e ka dënuar përfundimisht me 3 vjet burg, nga të cilat ai do të kryejë 2, për shkak të gjykimit të shkurtuar.Sipas vendimit të Gjykatës, mësuesi Martani kishte që në janar 2017, që kishte nisur të ngacmonte vajzën e mitur.
Por vetëm në muajin maj, ajo u ka treguar prindërve dhe më pas është bërë kallëzimi në Polici. Martani është proceduar në “arrest shtëpiak”, për shkak të problemeve me shëndetin. Martani, madje, kishte njohje familjare me prindërit e vajzës së mitur, të cilët fillimisht kanë qenë skeptik për denoncimin, por më pas janë bindur kur kanë komunikuar me të përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës. Kjo e fundit ka kaluar momente shumë të vështira gjatë gjithë kohës që ngacmohej nga mësuesi i saj kujdestar.
Dëshmia e së miturës ka qenë përcaktuese në këtë proces. E marrë në pyetje në prani të psikologëve, vajza ka shpjeguar se ndihej e shqetë suar dhe e trembur nga veprimet e mësuesit që në janar të vitit 2017. Ajo ka shpjeguar se të pandehurin e ka pasur më sues kujdestar dhe se ai i shkruante shpesh në “Facebook” njofton panorama.
Vajza ka treguar se mësuesi fillimisht, i ka kërkuar një fotografi të sajën me pretendimin se do të bënte një shkrim për nxënësit e dalluar. Edhe pse vajza ia dërgoi foton përmes “Facebook”, shkrimi nuk u bë kurrë.Më tej, mësuesi Martani i dërgonte teste të matematikës së miturës, me qëllim për ta joshur. Kulmi ka arritur pas orëve të mësimit, kur mësuesi i ka kërkuar vajzës të qëndrojë në kabinetin e informatikës në shkollë dhe më pas, e ka puthur me forcë. Më tej, ai ka shkruar në “Facebook” të miturës, duke i kërkuar që të fshinte SMStë që këmbenin dhe të mos u tregonte prindërve.
Mësuesi arriti deri aty sa ta shantazhonte vajzën e mitur që të mos tregonte për ngjarjet, duke i vënë nota të ulëta në mësim. E ndodhur në gjendje të rëndë, vajza e mitur vendosi që t’i tregojë nënës së saj për gjithçka që kishte ndodhur me më suesin. Nëna ka marrë situatën në dorë, duke vazhduar komunikimet me mësuesin përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës, duke grumbulluar më shumë prova dhe më pas, ka bërë kallëzimin në Polici.
Në deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve, Hasan Martani ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke mospranuar asnjë deklarim të së miturës për veprime të natyrës seksuale.
Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe në Gjykatë, duke kërkuar vetëm pafajësi para trupit gjykues. I pandehuri ka deklaruar se vuante nga ishemia e zemrës dhe për këtë arsye, i rrezikohej jeta në paraburgim. Kjo u vërtetua edhe nga ekspertimi mjekoligjor. Megjithatë, në përfundim, ai u dënua me burg dhe dënimin e vuan në një burg të sigurisë së ulët. /syri.net
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...