Sport

Dërgoi kombëtaren në Botëror, mesfushori islandez qetësohet duke luajtur shah nudo

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 13 Tetor 2017

Islanda bëri një mrekulli, duke u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote, dhe duke vendosur rekordin si kombi më i vogël i kualifikuar ndonjëherë në një Botëror. Me fitoren 2-0 ndaj Kosovës, një sërë festimesh shpërthyen në Islandë.

Meritë për këtë kualifikim historik pati edhe mesfushori Emil Halfredson. Pas festimeve të gjata, ai zgjodhi një mënyrë sa të veçantë aq edhe të çuditshme për të shënuar arritjen e kombit të tij.

Lojtari që aktivizohet tek Udineze, postoi një foto duke luajtur shah, pothuajse komplet nudo, duke mbajtur veshur vetëm një palë shapka. Në foton e postuar prej tij, bashkë me mikun e tij teksa luan dhe qetësohet me një lojë shah, ai shkruan: “Arti i të luajturit shah vetëm duke veshur vetëm shapka.”

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy