Lajme

Dërgohet për miratim Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 26 February 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë të ditur se ministria që ai drejton tashmë ka dërguar për miratim Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të ’90-ta, dhe se tash është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor, i cili nuk varet nga MASHT-i.

“Të nderuar mësimdhënës, ju njoftoj se ditë më parë së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin e Financave Hamza, takuam përfaqësuesit e SBASHK-ut. Gjatë takimit veç tjerash diskutuam edhe rreth Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet 1990-99. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka finalizuar këtë Ligj të cilin e kemi dërguar për miratim, dhe tani është duke u parë vetëm ndikimi buxhetor që nuk varet nga ne”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Ndryshe, në Kongresin e 7-të zgjedhor, të mbajtur nga SBASHK-u, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në të ardhmen do të njihet statusi i mësimdhënësve të viteve të 90-ta, derisa nuk ka përcaktuar ndonjë datë.

-Advertisement-

SBASHK deri më tash ka organizuar dy greva një dhe dy orëshe, ndërsa ka paralajmëruar se mund të shkohet në protestë të përgjithshme nëse nuk miratohet ligji në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera