Lajme

Dërgohen në mbajtje personat e dyshuar për tentim vrasjen në Graqanicë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 28 March 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të identifikojmë personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës.

“Pas një pune të intensive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personat e dyshuar lidhur me rastin tentim vrasje që ka ndodhë me datën 27.01.2022 në fshatin Llapnasellë të Graqanicës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë I.R, mashkull 30 vjeç dhe D.T, mashkull 22 vjeç, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbrëmje pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera