Lifestyle

Më dërgo në Holandë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 22 November 2017

Holanda njihet botërisht për fushat me tulipanë, mullinjtë e erës, djathërat e shijshëm dhe numrin e madh të biçikletave.
Ky është shtet i njerëzve të hapur dhe të shoqërueshëm, shtëpive përrallore, kështjellave të lashta dhe peizazheve magjepsëse, transmeton Telegrafi.

Është një vend ku njerëzit janë të lirë, dhe ku gjithsecili mund ta gjejë atë çfarë i duhet.

-Advertisement-

Askush nuk mund të thotë se nuk i pëlqen Amsterdam-i duke marrë parasysh muzetë e mrekullueshme që ka, kanalet, kafenetë dhe distriktin me drita të kuqe!

Nëse vizitoni Holandën, mos harroni të ecni në Rotterdamin e qetë dhe të shoqërueshëm, ose në Eindhovenin e gjelbër, vizitoni fshatin e mullinjve të erës dhe qytetin e vjetër të Delfit.

Shkoni në parkun Royal Tulip në Lisse, silluni vërdallë në kështjellën Binnenhof në qendër të Hagës, dhe shijojeni perëndimin piktoresk të diellit në bregun e Scheveningenit.

Nëse e vizitoni Holandën, një gjë është e sigurt: do të dëshironi të riktheheni prapë atje!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera