Sport

Derbi i Manchesterit i takon Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 14 January 2023

Manchester United ka arritur ta fitoj derbin e qytetit përball rivalëve, Manchester Cityt. Me rezultat 2:1, skuadra e Erik ten Hag arriti të siguronte tre pikë të plota në kuadër të xhiros së 18-të.

Ndonëse zhvilluan një ndeshje më të mirë, ishte City skuadra që kaloi e para në epërsi. Qytetarët shënuan në minutën e 60-të falë Jack Grealish.

Ai shënoi vetëm tre minuta pasi u inkuadra në lojë.

-Advertisement-

Epërsi e Cityt zgjati vetëm 20 minuta, teksa rezultati u përmbysë brenda tre minutave.

Bruno Fernandes shënoi fillimisht golin e barazimit në minutën e 80-të, kurse pas tre minutave rezultatin e përmbysi Rashford.

Pas 18 xhirove, United ka siguruar 38 pikë duke u pozicionuar në pozitën e tretë në tabelë, kurse City ka mbetur në vendin e dytë me 39 pikë, pesë pikë më pak se Arsenali në vendin e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera