Sport

Derbi Barcelona-Atletico Madrid, të rejat e fundit rreth formacioneve

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 06 February 2022

Java e 22-të e La Ligas spanjolle sjellë ndër të tjera edhe derbin e madh ndërmjet Barcelonës dhe Atletico Madridit

Të dy skuadrat kanë mbetur shumë prapa Real Madridit në luftën për titull, andaj synimi momental i tyre është një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Skuadra e Simeones ka një pikë më shumë se ajo e Xavit, 36 në vendin e katërt kurse Barça është e pesta me 35 pikë.

-Advertisement-

Te Barcelona mungojnë Depay, Fati, Garcia, Lenglet, Roberto dhe Umtiti, kurse nga radhët e Atleticos nuk do të paraqiten Griezmann, Kondogbia dhe Llorente

Ndeshja starton nga ora 16:15.

Këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Alves, Araujo, Pique, Alba; F. De Jong, Busquets, Pedri; Torres, L. De Jong, Gavi.

Atletico Madrid: Oblak; Wass, Gimenez, Savic, Hermoso, Carrasco; De Paul, Koke, Lemar; Correa, Suarez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera