“Der Standard”: Serbia ta harrojë ndarjen e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 18 March 2018
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të cilësohet si historike, pasi do të lë pas të gjitha mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes dy shteteve.
Ajo duhet të vuloset nga fundi i mandatit të Komisionit Evropian vitin e ardhshëm. Përgjegjëse për këtë është Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, e cila kohët ë fundit është parë e vendosur se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës mund të nënshkruhet vitin e ardhshëm, shkruan prestigjiozja gjermane “Der Standard”, transmeton Telegrafi.
E ndërsa nga ana tjetër së shpejti pritet të zhvillohen dhe bisedimet në nivel të lartë, me presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të vazhduar me dialogun.
Në pranverë është planifikuar një takim gjatë samitit. Në fazat e hershme të përgatitjeve për marrëveshjen, secila palë përpiqet të pozicionojë veten.
Ideja e ndryshimit të kufijve
Ideja e ndryshimi të kufirit është një çështje e mundshme. Qëndrimi për ndryshimin e kufijve është përforcuar dhe nga ministri i Jashtëm pro-rus i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai lutet për ndarjen e Kosovës në dy pjesë: në atë “serbe” dhe “shqiptare”. Kjo do të thotë de-facto se veriu i Kosovës, ku jetojnë kryesisht serbët, do të ndahej nga Kosova. Daçiq madje e quajti këtë si “zgjidhje e vetme afatgjatë dhe reale”. Vuçiq gjithashtu thotë se të gjitha opsionet të jenë të hapura.
Në fakt, Vuçiq dhe Thaçi kanë “marrëdhënie” të ngushta me njëri-tjetrin, dhe shpesh shkëmbejnë dhe telefonata. Ndërsa, ndarja e Kosovës do të kundërshtohej në mënyrë të qartë nga Kushtetuta e saj, ndërsa shumë shqiptarë, kur flitet për veriun e Kosovës, e shikojnë si një mënyrë për të hequr qafet problemet. Megjithatë, kjo do të rrëzonte gjithë ndërtimin e Kosovës multietnike.
Kjo është arsyeja pse qeveria gjermane ka ndërhyrë.
“Prapa skene u tha qartë se nuk ka negociata përtej kufijve. Kjo do të sillte një rrezik, dhe të dy shtetet të komunikojnë me njëri-tjetrin në një rrugë tjetër”, thotë një diplomat gjerman për “Der Standard”.
Mesazh nga Berlini
Vuçiq ndërkohë kuptohet se e ka marrë mesazhin e Berlinit. Nga ana kosovare, njëri ende ka problemin e formulimit të qëllimeve të veta. Megjithatë, ka forca që hedhin një sy pas Luginës së Preshevës, e cila është në kufi me Serbinë e Kosovën, por, ku jetojnë shumë shqiptarë. Gjithashtu, flitet për shkëmbim territoresh.
Për BE-në është e rëndësishme që ka një dokument final dhe jo vetëm një marrëveshje të përkohshme – dhe se kjo është ligjërisht e detyrueshme ndërkombëtare. Ata nuk duan të sjellin një problem të dytë, si Qipro, në BE.
Kjo është arsyeja pse Serbia e ka detyrim me këtë Marrëveshje të njoh kufirin e vendit fqinj, dhe Serbia të mos parandalojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare – të tilla si Kombet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian.
Pranimi, jo njohja
Sigmar Gabriel, derisa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, kohët e fundit ka deklaruar qartë linjat gjatë vizitës së tij në Prishtinë. “Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës. Nëse Serbia dëshiron të shkojë përpara drejt Bashkimit Evropian, vendosja e sundimit të ligjit është kushti i parë, por edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”, tha ai. Gabriel nuk fliste për njohjen e pavarësisë, e cila u raportua gabimisht nga mediat. Nuk ka të bëjë me një çështje formale, por me një njohje indirekte.
Por madje edhe Daçiq e keqkuptoi ministrin gjerman. “Njohjen e Kosovës ta shikojnë në ëndërr. Gabriel mund të thotë çfarë të dojë, asgjë nuk do të vijë”.
Për kosovarët anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i rëndësishëm, e cila deri më tani është ndalur nga vota kundër e Rusisë dhe Kinës. Nuk është e qartë nëse Rusia dhe Serbia do të pajtohen me anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të tërhequr votën kundër. Brenda Komisionit të BE-së, është një ndjenjë optimizmi për këtë pikë.
Në muajt e fundit është diskutuar gjithashtu nëse Rusia dhe SHBA duhet të ulen në tryezë në përfundim të marrëveshjes së propozuar. Ka zëra se Serbia do t’i japi Moskës një rol të madh dhe ajo shikohet si më pro-ruse dhe jo pro-evropiane.
Ndërsa, nga ana tjetër mbështetësi më i rëndësishëm i Kosovës shikohet të jetë SHBA. Por Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, tha një zyrtar i BE, tashmë e ka bërë të qartë se SHBA nuk ka interes të luajë një rol këtu. Një zyrtar tjetër madje përjashton se SHBA dhe Rusia mund të përfshihen.
Parimet e ligjit ndërkombëtar
Ndarja e shtetit të Kosovës do të kundërshtonte jo vetëm kushtetutën kosovare, por edhe të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos organizuar shtetet e Ballkanit përgjatë vijave etnike.
Shpërbërja e Jugosllavisë u udhëhoq nga parimi i së drejtës ndërkombëtare “uti possidetis”, që do të thotë se kufijtë e ndërsjellë ndërkombëtarë në territorin e shteteve të sapo lindura duhet të korrespondojnë me kufijtë administrativë tashmë ekzistues në kohën e pavarësisë. Në rastin e Jugosllavisë, këto ishin republikat, në Kosovë kufijtë e mëparshëm të krahinës autonome.
“Karta etnike” në lidhje me Kosovën, së fundmi i ka vënë “flakën” dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë për përvjetorin e Pavarësisë, ai sugjeroi se “Shqipëria dhe Kosova mund të ketë një president të përbashkët”, si një shenjë e unitetit kombëtar dhe të një politike të përbashkët të sigurisë kombëtare. Kjo deklaratë e Ramës nxit frikën në rajon që mund të krijohet “Shqipëria e Madhe”.
Para së gjithash, bëhet fjalë për Serbinë që të bëjë një marrëveshje të tillë ligjërisht të mundshme. Deri më tani, në Kushtetutë është e mbrojtur se Kosova është pjesë e Serbisë. Nga Zyra Presidenciale serbe duhet të thuhet se një referendum do të jetë i nevojshëm nëse qytetarët do të ishin të gatshëm ta bënin këtë. Ndërkohë, në Serbi po zhvillohet i ashtuquajturi “dialog i brendshëm”.
E ringjallur si një çështje kombëtare
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila është përgjegjëse për “dialogun e brendshëm” në qeverinë serbe, flet për qindra anëtarë të shquar që janë të përfshirë. Shpesh bëhet fjalë për mendime kontradiktore në diskutim.
“Unë do të thoja se ky format na ka treguar kompleksitetin e problemit që ne përballemi. Por ka pasur edhe disa propozime interesante që nuk mund të dëgjohen në publik deri më tani. Në fund të fundit është se dialogu për Kosovë dhe Metohi është ringjallur si një çështje kombëtare në qarqet më të gjera dhe jo si një problem i elitës politike apo partive në pushtet”, thotë Gjuriq, për “Der Standard”, përcjell Telegrafi.
Deri tani, ekspertë nga fusha e së drejtës, mjekësisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, biznesit dhe disa partive politike kanë marrë pjesë në dialog. Gjuriq thekson se ai gjithashtu dëshiron të dëgjojë qëndrimin e Kishës Ortodokse. Kur është fjala për referendumin, nuk do të bëhet fjalë për njohjen e Kosovës.
I habitur nga katalanasit
Sa i përket marrëveshjes me Kosovën, Gjuriq thotë se nuk ka as ndonjë ide të tillë, as që mund të parashikohet se çfarë do të thotë BE me këtë.
“Është e qartë se BE nuk ka asnjë qëndrim të qartë mbi pavarësinë e njëanshme të Kosovës, siç dëshmohet nga Strategjia e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, por përkundër të gjitha shqetësimeve në BE për këtë çështje, nuk ka dyshim se ka një zgjidhje të qëndrueshme për stabilitetin e kësaj pjese të Evropës”, tha ai.
Gjuriq flet tërthorazi dhe për Spanjën, e cila është tronditur nga katalanasit separatistë.
Çështja e Kosovës gjithnjë e më shumë po sjell probleme. Së fundi, ministria e Jashtme spanjolle kundërshtoi Strategjinë e Zgjerimit të BE-së, së bashku me pesë shtetet e tjera të Ballkanit, si një kandidat potencial në BE. Gjithashtu për samitin e planifikuar në Sofje, jo vetëm për 28 vendet e BE-së, por edhe gjashtë kandidatët e BE-së janë të ngarkuar që të dalin me një zgjidhje kreative, për shkak se Spanja është kundërshtare lidhur me praninë e Kosovës.
Përfaqësuesit serbë gjithnjë e më shumë pranuan që vitet e fundit të shfaqen krah për krah me përfaqësuesit e Kosovës.
Të tjera
-
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, ...
-
Raportohet për zjạrr në ashenshorin e Kullës Eifel, evakuohen turistët
Është raportuar për zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, ku më pas janë evakuu...
-
Moscertifikimi nga KQZ- Lista Serbe ka 48 orë kohë të ankohet në PZAP, nëse rrëzohet rasti shkon në Supreme
Lista Serbe dje nuk u certifikua nga KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shk...
-
Djali i Fadil Fazliut: Të presim në Kosovën heroike që ti i dhe aq shumë nga vetja jote
Fahri Fazliu i ri, djali i Fadil Fazliut, që nga arrestimi i babit të tij i c...
-
Memli Krasniqi flet për hitin ‘’Simpatia’’, thotë se Edona Llalloshi ia huqi partisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona...
-
Osmani uron festën e Krishtlindjes: Mundësi reflektimi për shpresën, bujarinë e bashkimin – Gëzuar
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes duke thën...
-
Ipeshkvi Gjergji uron Krishtlindjet: T’i lutemi Zotit të na mbush me paqe, gëzim dhe forcë
Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji ka uruar Krishtlindjes, duke thënë bërë thirrje q...
-
Vdẹs infermierja e QKUK-së, SHSKUK shpreh ngushëllime
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se infermierj...
-
Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se m...
-
Kryeprokurori shqiptar Altin Dumani në Prishtinë, nënshkruhet marrëveshje mes SPAK-ut dhe Prokurorisë Speciale
Kreu i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar sot me kr...
-
Kjo rrugë në Kosovë është e pakalueshme për kamionët
Rruga Pejë – Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjet...
-
Ellek: Vendimi i KQZ-së është sipas urdhrit të Kurtit, ne do të ankohemi
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka bërë të ditur dhe ka konfirmuar se...