Lajme

Deputetja Kurti: Prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të paprekshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 15 September 2022

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, në fjalën e saj në kuvend foli për rastin e 11-vjecares, ku kërkuar dorëheqje në sistemin e drejtësisë, shkruan Gazeta Infokus.

Madje ajo tha se një fjalim të tillë nuk do të kishte dëshiruar ta mbante asnjëherë.

Deputetja Kurti tha se prokuroria dhe gjykata janë përgjegjëse për vonesat dhe trajtimin jo të duhur të rasteve të dhunës seksuale.

-Advertisement-

“Prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të paprekshëm. Prandaj duhet të japin përgjegjësi për shkak të neglizhencës dhe dështimit në aspektin profesional”, ka thënë Kurti nga foltorja e Kuvendit.

Gjithashtu, Kurti tha se në vendin tonë “krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë”.

Kujtojmë se sot është seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pas kthimit nga pushimi veror./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera