Lajme

Deputetja e VV-së akuzon Blerta Deliun për uzurpim të pozitës së kryesues së GGD-së

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 29 November 2017

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka akuzuar deputeten e Kuvendit nga Partia Demokratike e Koosvws, Blerta Deliu se po tenton ta uzurpojë pozitën e udhëheqëses së Grupit të Grave Deputete, shkruan Infokusi.com

Pantina përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shkruar se Deliu këtë pozitë e ka gëzuar në legjislaturën e pestë ndërsa në këtë legjislaturë ende nuk e ka konstituuar Grupin e Grave.

Ky reagim i deputetes së VV-së erdhi pasi Deliu sot në seancën e Kuvendit të Kosovës  foli për dhunën ndaj grave në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

-Advertisement-

Më 25 qershor 2015, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës ka zgjedhur kryesuese të Grupit, Blerta Deliu-Kodrën , shkruan Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Pantinës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera