Lajme

Deputetja e PDK’së sqarohet pse e lëshoi mbledhjen urgjente të thirrur nga Veseli

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 05 May 2017

Deputetja e PDK’së në Kuvend dhe anëtare e Kryesisë së kësaj partie, Blerta Deliu ka lëshuar një sqarim, pasi disa media kishin raportuar se ajo e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së PDK’së e cila ende është duke vazhduar. Kjo mbledhje urgjente u thirr nga kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, pas dërgimit të mocionit në Kuvend për thirrjen e një seance për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Deliu, pas raportimeve, nëpërmjet Facebook’ut, ka shpalosur agjendën e saj, ku bashkë me Abdyl Ymerin, në koordinim me Kryesinë e partisë, siç ka thënë ajo, kanë vazhduar në takime me struktura të Degës në Skenderaj të cilat janë paraparë të mbahen prej orës 14:00 deri në orën 18:00 në katër degë.

Ja publikimi i Deliut:

-Advertisement-

Sqarim!

Po e shoh se disa medie paskan raporturar se e kam leshuar mbledhjen e kryesisë së Partisë.

Dua te sqarohem se kjo nuk qëndron dhe se mbledhja e Kryesise së Partisë eshte duke vazhduar. Bashke me kolegun Abdyl Ymeri, në koordinim me kryesine e partise vazhduam ne takime me struktura te Deges në Skënderaj të cilat janë paraparë të mbahen prej ores 14 deri 18:00 në katër nendegë.

Për korrektësi e keni edhe agjendën e takimeve

#FillimiiRi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera