Deputetja e PDK-së Kurtit: Rritja ekonomike nuk po shihet askund, përveç rritjes enorme të çmimeve
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 13 December 2021
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në fjalën e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka ftuar qeverinë që t’i thërrasin përfaqësuesit e sindikatave dhe të bisedojnë rreth shqetësimeve që ata kanë. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati kanë deklaruar se kemi rritje ekonomike dhe nëse është kështu përse nuk trajtohen kërkesat e sindikalistëve, ka pyetur Hoxha.
Tutja ajo ka thënë se nuk po shihet askund rritja ekonomike përveç rritjes enorme të çmimeve.
“Kryeministri e Ministri i Finanacave thanë që rritja ekonomike është më e larta në historinë e Kosovës, por nëse ky buxhet është më i madhi atëherë pse kërkesat e sindikatave nuk trajtohen dhe nuk mirren seriozisht…Rritja ekonomike nuk po shihet askund, po shohim vetem rritje enorme të çmimeve….Ftoni sindikatat diskutoni e dialogoni”, tha Hoxha në Kuvend.
Ajo u shpreh se dikur Kurti ka mbështetur përfaqësuesit e sindikatave, ndërsa tani kërkon të ndërrohen këta përfaqësues.
“Në nëntor të vitit 2019 kryeministri i tanishëm kurti kishte organizuar tryezë me krerët e sindikatave kryesore të vendit. Më 11 nëntor të 2019-ës kryeministri Kurti kishte pritur përfaqësuesit e sindikatave të arsimit, shëndetësisë, kujtojmë faktin se shqetësimi i tyre kishte qenë Ligji i Pagave dhe Ligji për Pensionimin e Parakohshëm të Policisë…Nëntë muaj më vonë sa janë në pushtet kuptuam se kjo paraqitje ishte farsë propagandistike, sepse nuk ishte as qëllim e as mënyrë si të forcohen sindikatat, i kishte përkrahur sa ishte por sot z.Kurti nuk i pret më”, u shpreh ajo ndër të tjera.
Ajo tha se kjo mënyrë është degradim i nivelit të qytetarëve dhe punëtorëvë që sot duan të kërkojnë të drejtat e tyre përballë qeverisë.
“Përfaqësojnë mësuesit dhe shumë kë nga ne që jemi në sallë”, tha ajo tutje.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...