Lajme

Deputetja e PD-së: Fli i qetë shoku Enver! Bijtë e tu “krenaria” e regjimit komunist

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 27 August 2017

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, me anë të një statusi në “Facebook”, ka ironizuar qeverinë e re ‘Rama 2’, duke theksuar se këta ‘yje’ do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit dhe diktatori Hoxha duhet të rrijë i qetë. Sipas saj Rama me kabinetin e ri qeveritar do ta telendisë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.

Statusi i Çupit
Fli i qetë shoku Enver. Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.
Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te “krenaria” e regjimit komunist.
Edi Rama konfirmon ministrat që me “punën” e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.
Këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera