Deputetja e LDK-së: Nëse bëhet liberalizimi i vizave, s’është meritë e kësaj Qeverie
Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 28 September 2022
Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët ka gjasa të ndodhë më 13 tetor.
“Liberalizimi i vizave është çështje e zgjatur dhe më në fund kësaj çështjeje po i vjen fundi, ku më 13 tetor në presidencën çeke pritet të mbahet takimi ku edhe liberalizmi i vizave për Kosovën është në agjendë”, ka thënë Krasniqi.
Ajo tha se nëse do të ndodhë liberalizimi i vizave këtë kohë, nuk është meritë e qeverisë Kurti, por e qeverive paraprake.
“Nëse tash përfundon çështja e liberalizimit të vizave nuk është meritë e kësaj qeverie, pasi kanë punuar shumë më herët edhe qeveritë paraprake. Qeveria duhet të punojë më shumë, sepse ka pasur një zbehje të kësaj qeverie në agjendën ndërkombëtare, sepse qeveria po i bën dy vjet dhe nuk e kemi asnjë njohje të re apo ndonjë aplikim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.
Sipas saj, qeveria duhet të reflektojë, pasi siç thotë ajo, është një moment shumë i mirë për Kosovën pas luftës që është duke ndodhur në Ukrainë, njofton Klankosova.tv
Krasniqi tha se kanë marrë sinjale mjaft pozitive nga euro-deputetët që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodhë në tetor.
“Disa euro-deputetë ishin edhe anëtarë të EPP-së pasi kanë votuar një rezolutë për procesin e liberalizimit të vizave. Me gjithë ata euro-deputetë që jemi takuar kanë dhënë përkrahje të pa rezervë për këtë proces”, ka shtuar ajo.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...