Lajme

Deputetja e LDK-së nënvizon disa paralajmërime që i ka marrë Kosova gjatë këtyre tre viteve qeverisje të Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 14 February 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka theksuar disa mesazhe paralajmëruese për veprimet e bëra nga Qeveria Kurti që sipas saj janë në dëm të vendit.

Ajo ka thënë se kjo situatë është shqetësuese në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

Deputetja e LDK-së ka theksuar paralajmërimin e Departamentit Amerikan për kufizim të avokimit të Kosovës, duke shtuar edhe mesazhin e Ndihmës Sekretarit amerikan James O’Brien, ku ka thënë: Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere.

-Advertisement-

Më tej, Krasniqi ka përmendur edhe deklaratën e të dërguarit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i cili është shprehur se Lëvizjet e njëanshme do të kenë pasoja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera