Lajme

Deputetja e LDK-së kërkon që versioni i ri i planit franko-gjerman të diskutohet në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 13 December 2022

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, tha se duhet që versioni i fundit i propozimit franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të shkojë për diskutim në Kuvend.

Krasniqi në Frontal të T7 kritikoi qasjen e Qeverisë në dialog.

“Besoj që ai dokument duhet të vijë në Kuvend dhe të debatohet rreth tij”, tha ajo.

-Advertisement-

Së fundmi, një version i ri, i përditësuar i planit franko-gjerman iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera