Lajme

Deputetja e LDK-së kërkon nga Policia e Prokuroria të gjendet vrasësi i Aulon Zekës!

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 17 September 2017

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Prokuroria e Policia e Kosovës të gjejnë vrasësin e Aulon Zeka, i vrarë, të shtunën, në Prishtinë.

“Ky i ri, Aulon Zeka u vra sot ne Prishtine. Kjo ngjarje ka tmerruar çdo prind ne Kosove. Gjithesecili nga ne sot ka mundur te jete ne vendin e prindereve te Aulonit. Çfare faji mund te kete nje i ri 16 vjeçar qe dikush ta denoje me vdekje?! Policia, Prokuroria mjafte me refrenin “hetimet vazhdojne”, kerkojme rezultate”, ka kërkuar Bajrmai.

Ajo ka kërkuar nga udhëheqja e Prishtinës të vendosen kamera në rrugët e Kryeqytetit në mënyrë që të ketë siguri më të madhe për banorët.

-Advertisement-

“Prishtina, kryeqyteti yne i mbipopulluar duhet urgjentisht te mbulohet me kamera. I shprehe ngushllime te sinqerta familjes!|, ka shtuar ajo.

Aulon Zeka, 16 vjeçar, u gjet i vrarë me katër plumba. Ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë vrasje derisa policia dhe Prokuroria po i vazhdojnë hetimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera