Lajme

Deputetja e AAK-së: Qeveria të ndalë diskriminimin ndaj veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 06 June 2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka dalur në përkrahje të veteranëve të UÇK-së, në kërkesën e tyre për përfshirje në Ligjin për Pagën Minimale.

Kadrijaj ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Kosovës, cili parasheh largimin e veteranëve nga rritja e pensionit, diskriminon këtë kategori dhe disa kategori të tjera sociale.

Sipas saj, ligji aktual e specifikon që pensioni i veteranit të UÇK-së është i barabartë me pagën minimale dhe se siç tha ajo çdo vendim tjetër është diskriminues.

-Advertisement-

“Veteranët i dhanë gjithçka për të ardhur deri te liria, trajtimi që po i bëhet atyre nga kjo qeveri është i pandershëm”, shkroi Kadrijaj në profilin e saj në rrjetin social, Facebook.

Reagimi i saj erdhi pas protestës së sotme të veteranëve e cila po mbahet para Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera