Lajme

Deputetja e AAK-së kritikon Kurtin: Pa asnjë pikë nderi e morali kërkon sot me i shty zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 13 September 2021

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti pasi ky i fundit kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Bytyqi ka thënë se Kurti do të duhet të ishte duke dhënë llogari për keqmenaxhimin e pandemisë.

Postimi i plotë në Facebook:

“Ditën të qan, natën të vran”, është një thënje e vjetër!

Kryeministri Albin Kurti, aq keq menaxhoi me pandeminë sa edhe me pas qëllime negative s’do të ishte më keq. Përgjegjësinë direkte të veten, për të cilën do të duhej të ishte duke dhënë llogari publike, politike dhe kushtetuese, e shfrytëzon për pak më shumë vota.

Pa asnjë pikë nderi e morali kërkon sot me i shty zgjedhjet!

Degradim total!

A e ke të qart çfarë mësimi të keq po ia jep Kosovës, rinisë, fëmijëve tanë!

Të tjera