Lajme

Deputetja britanike mirëpret lirimin e policëve të Kosovës, thotë se për Qeverinë e Serbisë nuk kishte asnjë pasojë

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 26 June 2023

Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Deputetja thotë se ndjehet e lehtësuar pas ka kuptuar lajmin për lirimin e policëve, të cilët më 14 qershor ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ajo po ashtu ka thënë se është dashtë shumë kohë që të bëhet lirimi i tyre.

-Advertisement-

“E lehtësuar kur shikuam lirimin e tre zyrave të policisë kosovare të cilët ishin ndaluar dhe rrëmbyer ilegalisht nga territori i Kosovës. U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA”, thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera