Lajme

Deputetja britanike e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Sanduloviq i cili u rrah se nderoi Adem Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 04 January 2024

Deputetja britanike Alicia Kearns është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb Nikolla Sanduloviq, i cili u arrestua dhe u rrah brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në “X”, deputetja shkruan:

“Tepër e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e Nikolla Sanduloviq pas raportimeve se ai ishte brutalizuar nga inteligjenca serbe”.

-Advertisement-

Politikani serb që nderoi figurën e Adem Jasharit – bëhet për spital nga BIA serbe/PAMJE

Ajo përmend parregullësitë në zgjedhjet që u mbajtën në Serbi, duke thënë se kaluan “butë” nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE.

“Shumë parregullsi të vërejtura në zgjedhjet serbe rezultuan në vetëm shprehjet më të buta të shqetësimit kalimtar nga MB, SHBA dhe BE. Zbutja ka pasoja”, shkroi ajo.

Si rrjedhojë, ai deklaron se Serbisë i duhet një opozitë e re dhe dhuna që u zhvillua ndaj politikanit është vazhdimësi e skenarit të Millosheviq.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera