Lajme

Deputeti VV’së: Nuk do të ketë krizë buxhetore

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 13 January 2020

Hekuran Murati, deputeti i VV-së ka thënë se nuk do të ketë krizë buxhetore në Kosovë gjatë këtij viti, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, shkruan Murati.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera