Deputeti Ukaj që iu vërsul Vjosa Osmanit, premton se do t’ia mbyll gojën edhe Mimoza Kusarit
Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 03 August 2020
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i njohur si deputeti që iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një seance të mbajtur në Kuvend javë më parë, ka thënë për deputeten Mimoza Kusari-Lila, se do t’ia mbyllim gojën edhe kësaj.
Kjo për shkak se Mimoza Kusari-Lila, kritikoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, duke thënë se ky i fundit doli në terren duke qenë i dyshuar se është i infektuar me koronavirus.
Ndërkohë, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, reagoi përmes një shkrimi në Facebook, duke e quajtur “xhelate” deputeten Kusari-Lila.
Në një reagim në Facebook ku shahej deputetja Kusari Lila për kritikat që ia bëri Hotit, Ukaj ka shkruar “Ajt se edhe ksaj ja mbyllim gojën”.
Kryeministri Hoti ka njoftuar dje përmes një shkrimi se ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit. Rrjedhimisht, si i dyshuar potencial me koronavirus, Hoti kishte dalë në terren duke vizituar disa biznese dhe fermerë në Dragash.
E për shkak se Hot nuk u izolua, reagoi Kusari-Lila duke thënë se nuk na duhet arsye më shumë për ta shkarkuar.
Pas shkrimit të Kusari-Lilës, Isa Mustafa e quajti deputeten e VV’së “xhelate”.
E për reagimin e Xhavit Ukës ndaj Vjosa Osmanit, Shefi i Kabinetit të kësaj të fundit, ka thënë se Ukaj përdori fjalë banale ndaj kryetares së Kuvendit.
Sipas tij, shprehja “Ule gishtin se ta fus në b****”, Peci ka thënë se kjo është vetëm një pjesë e fjalëve fyese që Ukaj i ka përdorur ndaj Osmanit.
Të tjera
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...