Lajme

Deputeti shqiptar i dërgon mesazh Kurtit pas shtyrjes së vendimit për targat: Kosova nuk është vetëm

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 22 November 2022

Deputeti i Partisë Demokratike nga Shqipëria, Kreshnik Çollaku, ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ky reagim i tij ka ardhur pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova nuk eshte vetëm.

-Advertisement-

“Lajmet e fundit se ka bashkërendim mes qeverise se Kosovës dhe SHBA për çështjen e targave tregon se partneriteti i SHBA me Kosovën mbetet jetik dhe i palëkundur.   Kosova ka përpara dite te vështira e ne këto dite ashtu si miqtë e vërtete duhet te ketë me vete Shqipërinë dhe te gjithë miqtë e paqes ne Ballkan. Kosova nuk është vetëm”, ka shkruar Çollaku.

Ndryshe dje për çështjen e targave është mbajtur një takim trepalësh në mes të Kurtit, presidentit serb Aleksadar Vuciq me ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera